Fri, Aug 15, 2025

Çfarë ndodhi? Kim Kardashian përfundon në paterica

  • PublishedDecember 7, 2024

Ylli i reality show, Kim Kardashian ka ndarë një postim në llogarinë e saj personale të Instagram-it që ka shqetësuar disi ndjekësit e saj.

Ajo ka pësuar një incident të madh: thyerje të këmbës. Kim e ka vendosur këmbën në një mbështjellëse ortopedike, me këngën “Clumsy” të Fergie që luante në sfond dhe patericat që dukeshin pranë saj.

“FML”, shkroi Kim pranë fotos, duke shtuar një emoji që shpreh irritim. “Këmbë e thyer për festat”.