Wed, May 7, 2025

Fatmir Mediu në SHBA, zhvillon takime me senatorët! Kreu i PR: Diskutuam për pamundësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme, krimin dhe korrupsionin në vend

  • PublishedDecember 7, 2024

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, teksa ndodhej në Uashington DC ka zhvilluar takim në Senat me senatorët Ted Cruz të TX, sen Mike Lee Utah dhe Sen Rick Scott Florida.

Mediu, përmes një postimi në rrjete sociale, shprehet se diskutimet mes tij dhe senatorët u zhvilluan për Shqipërinë, zgjedhjet parlamentare, korrupsioni dhe krimi.

Gjithashtu diskutime pati dhe për nevojën e një bashkëpunimi e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s lidhur me veprimet e Kinës, Iranit dhe Rusisë.

Postimi i plotë:

Në vizitën në Washington DC: pata kënaqësinë të zhvilloja takime në Senat dhe të takohesha me Senatorët Ted Cruz të TX, sen Mike Lee Utah dhe Sen Rick Scott Florida edhe pse në një kohë dhe axhendë shumë të ngarkuar për ta në takime me të nominuarit nga Trump për administratën e re Amerikane. Me Senatorët diskutuam për gjëndjen dhe problemet në Shqipëri, pamundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, korrupsionin dhe krimin si dhe situatën në rajon dhe nevojën e një bashkëpunimi të gjithë vëndeve anëtare të NATOs për të përballuar veprimet keqëdashëse të Kinës, Iranit dhe Rusisë në rajonin e ballkanit.