Futbollisti mund të largohet nga Leverkusen, flet Xabi Alonso
E ardhmja e mbrojtësit Jonathan Tah te Leverkusen është në dyshim. Tah është në fund të kontratës dhe të shumta janë skuadrat e interesuara për të. Rreth situatës së tij, ka folur së fundmi trajneri i skuadrës kampione të Gjermanisë, Xabi Alonso.
“Ne kemi nevojë për të deri në ditën e fundit, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai është një lider i nivelit të lartë që bëhet më i mirë çdo ditë”,- tha Alonso.
(J.S/)