Tue, Aug 19, 2025

Real Madrid shkëlqen ndaj Gironas, përfiton nga gabimi i Barçës

  • PublishedDecember 7, 2024

Real Madrid triumfon 0-3 ndaj Gironas, duke përfituar në maksimum nga gabimi i Barcelonës. Los Blancos mbyllën pjesën e parë në epërsi, falë golit të Bellingham.

Në pjesën e dytë të besuarit e Ancelottit nuk i lanë asnjë mundësi kundërshtarit për reagim, pasi Guler “heshti” vendasit me golin e tij në të 55-tën. Gjurmën e tij në këtë takim e la edhe Mbappe, që “tundi rrjetën” pas një asisti të Modric. Real Madrid është në vendin e dytë me 38 pikë.


AlbaniaWeb.net