VIDEO/ Uzuni pa “frena” në Spanjë, sulmuesi kuqezi realizon sërish me Granadën
Myrto Uzuni nuk e ka ndërmend të ndalet në Spanjë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin sërish me Granadan, në ndeshjen shtëpiake ndaj Santander, e vlefshme për La Liga 2.
Pasi mori një asist perfekt nga Rodelas, Uzuni mposhti portierin kundërshtar me një goditje tokazi nga brenda zonës. Për Uzunin ky është goli i 10-të në kampionat, në 15 ndeshje.
(J.S/)