Sun, Aug 17, 2025

Chuck Norris në zi! Humb njeriun e zemrës

  • PublishedDecember 8, 2024

Aktori i njohur Chuck Norris ndau një lajm të trishtuar me ndjekësit e tij, kur zbuloi se nëna e tij, Wilma, ndërroi jetë në moshën 103-vjeçare.

Në një postim emocionues në Instagram, Norris e përshkroi nënën e tij si një “grua me besim të palëkundur” dhe një “fener drite” në jetën e tij dhe të familjes. Ai theksoi se dashuria e saj ishte një pasqyrim i hirit të Zotit dhe se qeshura dhe përqafimet e saj mbushnin shtëpinë me gëzim dhe siguri.

Gjithashtu, Norris nënvizoi mësimet e rëndësishme që ajo i dha, si dhe rëndësinë e mirësisë dhe dhembshurisë, duke e falenderuar për lutjet dhe dashurinë që ndante çdo ditë. Ai përfundoi mesazhin me një fjalë të ngrohtë për nënën: “Ne të duam, mami. Derisa të takohemi përsëri.”