Fri, Aug 15, 2025

Presidenti i rrëzuar sirian strehohet në Moskë! Rusia i jep azil Bashar al-Assadit dhe familjes së tij

  • PublishedDecember 8, 2024

Presidenti i rrëzuar sirian, Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Rusi, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të medias.

Sipas Reuters, Assadi dhe familja e tij kanë marrë azil nga Rusia.

Kishte shumë spekulime mbi vendndodhjen e Asadit pas raportimeve se ai ishte larguar nga Damasku përpara se rebelët të arrinin atje mëngjesin e sotëm, 8 dhjetor.

Rusia, një nga aleatët më të ngushtë të Asadit, konfirmoi më herët sot se ai ishte larguar nga Siria, por nuk tha se ku ishte, apo nëse Moska i kishte dhënë strehim.