Tue, Aug 12, 2025

Botërori i Peshëngritjes/ Briken Calja “flirton” me medaljen në shkëputje, por zhgënjen në shtytje, nuk kualifikohet në dygarësh

  • PublishedDecember 9, 2024

Briken Calja “flirton” me medaljen në Botërorin e Peshëngritjes, në stilin e shkëputjes, aty ku e mbylli në vendin e katërt.

Për fat të keq, Calja zhgënjeu në shtytje duke mos u kualifikuar në këtë mënyrë ne dygarësh.

Në peshën 73 kg, Calja ngriti me sukses 153 kg në shkëputje duke u renditur në vendin e katërt, vetëm 1 kg larg zonës së medaljes.

Në shtytje, Calja nuk arriti të mbate lart 183 kg në asnjë nga tre provat duke mos u kualifikuar në këtë mënyrë në dygarësh.

(AlbaniaWeb.net)


AlbaniaWeb.net