Dita Ndërkombëtare Anti-Korrupsion/ E Ngarkuara me Punë e SHBA: Kur njerëzit mendojnë kundër këtij fenomeni, mendojnë SPAK-un! Kjo tregon ndikimin e mirë të Prokurorisë së Posaçme
E ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, përgjatë projektit “Integrity Chronicles”, lidhur me 9 dhjetorin, ditën ndërkombëtare anti-korrupsion, ka folur për këtë fenomen dhe punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme deri më tani.
Sipas saj, kur njerëzit mendojnë luftën e korrupsionit, u shkon mendja tek SPAK-u.
VanHorn u shpreh se “Kjo tregon ndikimin që SPAK-u ka pasur, ndaj kjo është një gjë e mirë. Por mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK-u nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë.”
Në projektin “Integrity Chronicles” mori pjesë dhe ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Postimi i plotë:
“Lufta kundër korrupsionit kërkon vërtet një transformim në qasjen dhe mentalitetin e dikujt…Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë kundër korrupsionin, mendojnë SPAK-un. Kjo tregon ndikimin që SPAK-u ka pasur, ndaj kjo është një gjë e mirë. Por mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK-u nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë.” – E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, gjatë nisjes së projektit “Integrity Chronicles” të ish-pjesëmarrëses në programin IVLP, Irena Xhafa, së cilit iu bashkua Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni. Projekti, i çelur në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, mbështetet nga Çmimi Impact IVLP i Departamentit të Shtetit të SHBA në partneritet me Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe AntiKorrupsionin.