Mon, May 12, 2025

Ledjona Xheladinaj reagon pas aksidentit: Lutem të ringrihem

  • PublishedDecember 9, 2024

Katër ditë më parë, gazetarja Ledjona Xheladinaj u përfshi në një aksident automobilistik në një fshat të Dibrës. Pas kësaj ka ardhur një reagim nga Ledjona nëpërmjet një postimi të bërë në rrjete sociale për miqtë dhe ndjekësit e saj virtual.

Nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, duket se gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar, por do të vijojë të jetë në monitorim.

“Unë do të rikthehem gjithmonë kështu. Faleminderit Zot, faleminderit për qindra mesazhe nga ju. Lutem të ringrihem shumë shpejt. 1 milionë herë faleminderit që keni qenë pranë në ditët e mia më të vështira.”