Mon, Aug 4, 2025

Rusia i dha azil politik presidentit të rrëzuar të Sirisë, zëdhënësi i Kremlinit: Bashar al-Assad ka vendosur vullnetarisht të japë dorëheqjen

  • PublishedDecember 10, 2024

Udhëheqësi i rrëzuar i Sirisë, Bashar al-Assad, ka vendosur të japë dorëheqjen me dëshirën e tij, njoftoi sot Kremlini.

“Largimi nga procesi i kryerjes së detyrave të kreut të shtetit ishte vendim personal i al-Assad”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për mediat ruse.

Peskov nuk pranoi të komentojë më tej mbi rolin e Moskës pas rënies së regjimit të Asadit.

Ish-presidenti sirian dhe familja e tij u larguan në Rusi, ku iu dha azil. Presidenti rus Vladimir Putin, një nga aleatët kryesorë të regjimit të Asadit deri në rënien e tij, ka vendosur vetë të mirëpresë familjen Assad në vend, tha Peskov.

Putin ka pasur vizita të shpeshta me Assadin në të kaluarën, por këtë herë nuk është planifikuar asnjë takim, tha zëdhënësi i Kremlinit.

Autoritetet ruse nuk kanë zbuluar vendndodhjen e saktë të diktatorit të rrëzuar sirian.