Sun, Aug 17, 2025

Kupa e Kosovës/ Hidhet shorti, faza 1/8 rezervon përballje intersante

  • PublishedDecember 11, 2024

– Sot në selinë e FFK-së në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Kjo xhiro e dytë e garave sjellë dy përballje ndërmjet skuadrave elitare, Prishtina-Suhareka dhe Drita-Dukagjini, derisa ndeshjet e tjera ballafaqohen skuadrat elitare me ato të Ligës së Parë. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen para stinorit pranveror në Albi Mall Superligë.

Kupa e Kosovës, 1/8 e finales

Vëllaznimi – Gjilani
Feronikeli`74 – Prishtina e Re
Llapi – Vushtrria
Prishtina – Suhareka
Ferizaj – Rilindja 1974
Drita – Dukagjini
Dinamo – Malisheva
Trepça – Drenica

(J.S/)


AlbaniaWeb.net