Mon, Aug 18, 2025

Vrasja e Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij/ Del rezultati i akt ekspertizës e thikës së përdorur në krim, zbulohen dy profile ADN-je! Ja me cilën armë të ftohtë u plagos 14 vjeçari Luis Meçja

  • PublishedDecember 13, 2024

Kanë dalë rezultatet e akt ekspertizës së thikës të përdorur në vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshaj.

Burime pranë Prokurorisë së Tiranës për Neës 24, kanë konfirmuar se në thikën e përdorur në krim janë zbuluar dy profile ADN-je nga ekspertiza e gjurmëve të gjakut.

Raportohet se një prej profileve përputhet me viktimën, Martin Cani, ndërsa profili tjetër me atë të plagosurit, Luis Meçe.

Në deklaratën e tij, i mituri i plagosur, Luis Meçe, është shprehur se ngjarja nuk ka pasur vetëm një autor, por dy, të cilët sipas tij ishin të pajisur me thika.

Bazuar në rezultatin e akt ekspertizës, thika është përdorur nga autori i dyshuar, Mario Perlleshaj, nga mbeti i vrarë bashkëmoshatari i tij, Martin Cani dhe i plagosur 14 vjeçari, Luis Meçe.

Sakaq, autori i dyshuar, Mario Perlleshaj, ndodhet në institucionin për të mitur në Kavajë dhe dëshmia e tij për autoritetet është mbajtur sekret.

Ngjarja ndodhi mesditës e 18 nëntorit, pranë shkollës 9 vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, pas një zënke që të miturit u përfshinë disa ditë para krimit.