Sat, Aug 16, 2025

Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë/ Viktima pronar i një lokali, dyshohet se kishte lidhje me mafien greke! I plagosuri erdhi nga Dubai disa ditë më parë, krim për larje hesapesh

  • PublishedDecember 15, 2024

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin ndaj dy shqiptarëve në Greqi, ku 45 vjeçari, Irakli Davella ndërroi jetë, ndërsa Edi Lolo ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Mediat greke raportojnë se viktima ishte pronari i një lokali Peristeri, ndërsa raportohet se kishte lidhje me mafien greke, persona që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella po ashtu gjatë muajve të verës jepte makina me qira në ishujt e Greqisë.

Ndërsa i plagosuri edhe ai shtetas shqiptari kishte mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.

Autorët e krimit ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët sot. Sipas policisë, ky fakt tregon se ata e kishin planifikuar krimin më herët.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh.