Sun, Aug 17, 2025

Hapja e negociatave për grup-kapitullin e gjashtë/ Presidenti Begaj përshëndet vendimin: Dëshmon ecurinë e sigurt të Shqipërisë drejt BE!!

  • PublishedDecember 17, 2024

Presidenti Bajram Begaj, ka përshëndetur hapjen e grup-kapitullit të gjashtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, presidenti Begaj vlerëson se një vendim i tillë afron hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës i përcjellë në profilin zyrtar në rrjetet sociale:

“Përshëndesim hapjen e negociatave për grup-kapitullin e gjashtë.
Vendimi i sotëm dëshmon për ecurinë e sigurt të Shqipërisë drejt anëtarësimit në një të ardhme të afërt në BE”.