Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda
Pasditen e sotme janë regjistruar disa lëkundje tërmeti në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake nga Qendra Sizmologjike Euromesdhetare magnituda e tërmetit vlerësohet se ishte 3.7 Rihter. vijon…
Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Burrelit, ndërsa thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 5 kilometra sipas EMSC.
Mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë përreth Burrelit, edhe në kryeqytet.
Nuk raportohet për dëme në njerëz, apo materiale.