“Akti më i madh të korrupsionit në Evropë!”-PD kërkon komision hetimor për Portin e Durrësit, Berisha: Janë pasuri të grupeve kriminale të Dubait
Partia Demokratike, ka depozituar në Kuvend relacionin për ngritjen e një Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit, me kërkesë që të bëhet vërifikimi i ligjshmërisë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, u shpreh se ndërtimi i këtij porti është akti më i madhe i korrupsionit.
Ai shtoi se “vështirë shumë të gjesh një aferë multi miliard, sic është kjo, ku toka dhe uji mund të kushtojë mbi 2 miliard, ku ndërtimet 12 600 apartamente me hotele me 6 yje etj,. të gjitha pasuri e grupeve kriminale të Dubait”.
Berisha: Beteja për komisionin hetimor të Portit të Durrësit është e një rëndësie jashtëzakonisht të madh. Ky kuadër, këto vendime për Portin e Durrësit përbëjnë aktin më madhor të korrupsionit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe Evropë. Vështirë shumë të gjesh një aferë multi miliard, sic është kjo, ku toka dhe uji mund të kushtojë mbi 2 miliard, ku ndërtimet 12 600 apartamente me hotele me 6 yje etj,. të gjitha pasuri e grupeve kriminale të Dubait, me të cilat sic dëshmoi gazetari investigativ, Artan Hoxha, Edi Rama ka bërë takim të veçantë gjatë vizitës së tij në Dubai, me temë investimet e tyre në Durrës. Vetëm Franc Çopja, thuhet e ka transferuar në bankat e Evropës 3 miliardë euro, e them këtë shifër për të kuptuar sesa e