Sun, May 11, 2025

Korça mbulohet nga mjegulla e dendur! Paralajmërim për shoferët: Kujdes me shpejtësinë

  • PublishedDecember 18, 2024

Mjegulla e dendur ka mbuluar Korçën dhe akset nacionale.

Siç shihet e në pamje, prania e mjegullës është e madhe çka bën që mjetet të kenë pamje të kufizuar.

Nga ana e policisë së qarkullimit rrugor është bërë apeli për drejtuesit e mjeteve në aksin Korçë – Pogradec, të jenë të kujdesshëm e të qarkullojnë me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet rrugore.