Sun, Aug 17, 2025

Milan, mesfushori i shpreh dashurinë kuqezinjve: Krenar që jam pjesë e këtij klubi magjik

  • PublishedDecember 18, 2024

Pas festës për 125-vjetorin e Milanit dhe barazimit 0-0 ndaj Genoas, Tijjani Reijnders nuk ka hezituar që të bëjë një postim në rrjetet sociale, për t’i uruar kuqezinjtë për ditëlindjen.

“Krenar që jam pjesë e këtij klubi magjik”- shkruan ai. Mesfushori, në këtë sezon ka luajtur 14 ndeshje, ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. Holandezi është pjesë e Milanit që në vitin 2022, kur vinte nga Az Alkmaar.

 

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net