Thu, Nov 20, 2025

Rrëzohet avioni me 72 persona në bord, shpëtojnë mrekullisht 12 persona! Pamje nga momenti kur aeroplani përplaset në tokë

Rrëzohet avioni me 72 persona në bord, shpëtojnë mrekullisht 12 persona! Pamje nga momenti kur aeroplani përplaset në tokë
  • PublishedDecember 25, 2024

Një avion me 72 persona në bord, 67 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, është rrëzuar në ditën e Krishtlindjeve, pranë qytetit Akhtau në Kazakistan.

Raportohet se 12 persona kanë arritur që t’i mbijetojnë aksidentit tragjik ajror.

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon momentin tragjik të këtij aksidenti ajror, e cila shpërtheu në flakë për të ngritur në ajër një tym të zi të dendur.

Ministria e emergjencave të vendit të Azisë Qendrore, përmes një deklarate, është shprehur se shërbimet zjarrfikëse kanë shuar flakët e se të mbijetuarit po trajtohen në një spital pranë vendit të ngjarjes.

Agjencitë ruse të lajmeve raportuan se avioni i përkiste linjës ajrore Azerbaijan Airlines dhe ishte nisur nga Baku në Grozny, Çeçeni, Rusi.

Por për shkak të mjegullës në Grozny fluturimi ishte devijuar.