Thu, Nov 20, 2025

Emergjencë në mbrojtje, Real Madrid kërkon mbrojtësin holandez që po spikat në Premier League

Emergjencë në mbrojtje, Real Madrid kërkon mbrojtësin holandez që po spikat në Premier League
  • PublishedDecember 27, 2024

Qendërmbrojtësi i Bournemouth, Dean Huijsen thuhet se është një nga objektivat e Real Madridit për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Mbrojtësi i lindur në Amsterdam iu bashkua skuadrës së Premier League nga Juventus në vitin 2024 për rreth 15.20 milionë euro. Aktualisht, Real Madridi është i rënduar nga disa dëmtime në mbrojtje.

Lojtarë si Eder Militao dhe David Alaba janë jashtë me dëmtime afatgjata, ndërsa qendërmbrojtësit e tjerë nuk kanë qenë në maksimumin e tyre këtë sezon. Sipas Diario AS, Dean Huijsen është shfaqur si një nga objektivat e Los Blancos për merkaton e ardhshme. Problemet e mbrojtjes së Real Madridit i kanë kushtuar shtrenjtë klubit, veçanërisht në Champions League.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka humbur ndaj Lille, Milan dhe Liverpool dhe aktualisht është në vendin e 20-të në renditje me vetëm nëntë pikë nga 18 të mundshme. Dean Huijsen thuhet se ka refuzuar klube të mëdha si Barcelona dhe Bayern Munich në të kaluarën.


AlbaniaWeb.net