Thu, Nov 20, 2025

Redoni flet për herë të parë pas largimit të tij të papritur nga “BBVA”

Redoni flet për herë të parë pas largimit të tij të papritur nga “BBVA”
  • PublishedDecember 28, 2024

Në hyrje të spektaklit të sotëm, u komentua rreth daljes së papritur të Gilit dhe djalit të saj Redon, ku shkak u bë ky i fundit.

Për këtë ai u pyet mbrëmjen e sotme nga moderatori Ledion Liço se çfarë e shtyu në të vërtetë drejt atij vendimi të papritur dhe largimit të ftohtë nga shtëpia pa takuar asnjë prej banorëve.

Pjesë nga biseda:

Ledion: Ishte stresuese, pate ngarkesë? Çfarë ndodhi?

Redon: Unë erdha për një lojë të thjeshtë pranë nënës sime por e pash që loja agravoi shpejt dhe më erdhi një përzierje emocionesh aq e madhe pasi aty në preceptimin tim mu duk si dhunë fizike. Isha me një fushëbetejë pranë nënës sime. Por duke qenë se isha me nënën time, mora këtë vendim.