Sun, Aug 17, 2025

“Zgjohet” Tirana, vjen dhurata e parë për Maganin, bardheblutë gjejnë “bomberin” e ri

  • PublishedJanuary 3, 2025

Më në fund, Tirana “zgjohet”, me klubin bardheblu që bën zyrtare blerjen e parë për këtë vit, në këtë sesion të merkatos. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tirana njoftoi afrimin e Emmanuel Ernest.

Sulmuesi do të vishet bardheblu për dy sezone. 24-vjeçari i është bashkuar sot ekipit në seancën stërvitore.

Ndërkohë, kujtojmë që Tirana e nisi merkaton në dalje ku pak ditë më parë njoftoi ndërprerjen e kontratën me Fjoart Jonuzin.

 


AlbaniaWeb.net