‘Jozi është g*y?’/Deklarata e papritur e gazetares,reagon familja e banorit të ‘BBVA’
24 orët e fundit kanë qenë të mbushura me lajme nga ‘Big Brother VIP Albania’, por ajo që ka bërë bujë më shumë, është deklarata e gazetares Dasara Karaiska në lidhje me këngëtarin, Jozefin Marku. Ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka thënë se “Jozi është gay” dhe se partneri i tij ka deklaruar se është në një marrëdhënie me të.
![]()
“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe sikur nuk është e drejtë nga ana ime të ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak të ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram. Do të dali sonte ai të i shoh këto storje Jozi edhe nesër të vije të më haj mua te dera e shtëpisë. Tash të them të drejtën gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse se nxjerrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiska në Instagram.
![]()
Të shumtë ishin ata që shprehën mosbesim nga ajo që Desara tha, ndaj gazetarja publikoi foto të Jozit me personin në fjalë, si edhe mesazhe që ka shkëmbyer me të. Ky i fundit në komunikime, insiston se është i martuar me fëmijë madje i kërkon t’i heqë fotot që gazetarja ka nxjerrë duke thënë se Jozin e ka mik familjar.
Pas aludimeve, ka ardhur edhe një reagim nga familja e Jozit, të cilët përgënjeshtrojnë atë që gazetarja ka thënë.
![]()
