Pas arritjes së armëpushimit, Hamasi liron tre pengje izraelite! Vajzat i dorëzohen Kryqit të Kuq në Gaza
Tre persona të mbajtur peng nga Hamasi u janë dorëzuar zyrtarëve të Kryqit të Kuq për tu kthyer në Izrael, pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit mes palëve.
Ato janë 24-vjeçarja Romy Gonen, e cila u rrëmbye nga festivali muzikor Supernova më 7 tetor 2023, 31-vjeçarja Doron Stanbar Hair, e cili po punonte si infermiere në një klinikë veterinare kur personat e armatosur e çuan në Gaza nga shtëpia e saj në Kibbutz Kfar Aza, dhe 28-vjeçarja Emily Damari, e cila është britaniko-izraelite. Ajo në shtëpinë e saj në Kibbutz Kfar Aza kur Hamasi ndërhyri dhe e mori peng.
“Tri gra pengje iu dorëzuan zyrtarisht Kryqit të Kuq në sheshin Al-Saraya në lagjen Al-Rimal në qytetin perëndimor të Gazës. Kjo ndodhi pasi një anëtar i ekipit të Kryqit të Kuq u takua me ta dhe u siguroi mirëqenien e tyre”, tha për AFP një zyrtar i lartë i Hamasit.
Hamasi thotë se për çdo peng të liruar, 30 të burgosur palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite. Sipas BBC, pritet që dhe 90 të burgosur palestinezë të lirohen nga burgjet izraelite në këmbim të tre grave të liruara sot.
Armëpushimi i shumëpritur në Gaza hyri në fuqi pas një vonese të minutës së fundit, me palestinezët e zhvendosur që filluan të kthehen në qytetet nga ikën.
Në orët kur armëpushimi u vonua, Izraeli vazhdoi të godiste Gazën, duke vrarë 19 persona të tjerë, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi.
Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1200 njerëz. Sulmi shkaktoi një ofensivë masive izraelite në Gaza, gjatë së cilës janë vrarë më shumë se 46,900 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.