Wed, Aug 13, 2025

Çfarë ndodhi mes Rozanës dhe Loredanës: Më fute thoin në sy

  • PublishedJanuary 21, 2025

Çfarë ndodhi mes Rozanës dhe Loredanës: Më fute thoin në sy

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes dy banoreve të shtëpisë, Loredanës dhe Rozanës.

Gjatë një diskutimi të ndezur, Rozana nuk ngurroi të adresonte akuzat ndaj Loredanës, duke i thënë se ajo është e lidhur me një person të cilin e përshkroi si “më të kulluarin” e shtëpisë, duke i kujtuar se ai ka pasur probleme të shumta me gratë e tjera të shtëpisë.

Madje debati ka vazhduar edhe teksa banorët po bëhen gati për prime-n e sotëm. Rozana i është afruar Loredanës, e cila bënte lëvizje me duar që t’a largonte.

Pjesë nga debati:
Rozana: O Lori që pëlqen dhunuesin
Loredana: Ik
Rozana: Ej po më prek, po më prek zogu
Loredana: Ik, ti po më afrohesh
Rozana: Më fute thoin në sy
Loredana: Ça po bën?
Rozana: Mos më prek me thoin
Loredana: Ça po bën?
Rozana: Këtë që po bëj
Loredana: Unë po të thosha ik, ti po më afroheshe!
Rozana: Mos me këto, më ke vrarë syrin
Loredana: Të betohem po dridhem
Rozana: Po dridhesh ti? Po ku ke ndërgjegje ti?
Loredana: Ik
Rozana: Ti dridhu kur shanë gratë ai, ti dridhu kur përmend karriget ai
Loredana: Unë nuk jam ai