Sun, Aug 17, 2025

Musah: Jam optimist për ndeshjen me Gironan, te Milani për të luajtur në nivel Champions-i

  • PublishedJanuary 21, 2025

Musah: Jam optimist për ndeshjen me Gironan, te Milani për të luajtur në nivel Champions-i

Milan synon 3 pikët ndaj Gironas, në ndeshjen e Champions. Në konferencë për shtyp te kuqezinjtë u shfaq mesfushori Musah, i cili dukej optimist për fitoren.

“I njoh shumë mirë dhe duhet të jemi solidë nga pikëpamja mbrojtëse. Ne gjithmonë japim maksimumin, po mundohemi të stërvitemi dhe të përmirësohemi. Që nga ardhja e stafit të ri ne kemi bërë mirë dhe kjo na jep shumë motivim dhe besim për të bërë gjëra të mëdha. Kam besim për fitore.

Jemi vërtet me fat që mund të luajmë në këtë kompeticion. Kur isha në Valencia doja të luaja në Champions dhe është pikërisht për këtë arsye që erdha këtu në Milano”.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net