Fri, Aug 15, 2025

NBA/ Boston “thyen” Golden State, kampionët në fuqi japin leksione skuadrës së Curry-t

  • PublishedJanuary 21, 2025

NBA/ Boston “thyen” Golden State, kampionët në fuqi japin leksione skuadrës së Curry-t

Skuadra kampione e Boston Celtics triumfoi 125-85 në fushën e Golden State, duke konsoliduar vendin e dytë në Lindje. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku vendimtar ishte stoli, nga ku erdhën 50 pikë (Tatum me 22 pikë më i miri).

Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Cleveland, që mundi të hënën 118-92 Phoenix. Donovan Mitchell me 33 pikë ishte lider për Cavaliers.

Surprizon Charlotte, që falë një loje të mirë kolektive, kur 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë mundi 110-105 Dallas. Për miqtë u dallua Irving me  33 pikë.

Jashtë fushe fiton ekipi i Chicago, që mundi 112-99 Clippers. Zach LaVine me 35 pikë bëri diferencën në fushë për Bulls.

Fitore në sekondën e fundit për Memphis, që mundi 108-106 Minnesota (Jared Jackson 24 pikë).


AlbaniaWeb.net