Tue, Aug 19, 2025

Përfshihet nga flakët pallati 8 katësh në Tiranë, evakuohen banorët

  • PublishedJanuary 21, 2025

Përfshihet nga flakët pallati 8 katësh në Tiranë, evakuohen banorët

Një pallat 8 katësh është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kryeqytet, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e zjarrit teksa banorët janë evakuuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit.

Deri më tani nuk raportohet të ketë dëme njerëzore përveçse ato materiale.

NJOFTIM

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.