Tue, Aug 19, 2025

“Po shkelet Kushtetuta”, Sejatllari: Rikthimi i basteve? Heshtje e frikshme, po humben miliona (VIDEO)

  • PublishedJanuary 21, 2025

“Po shkelet Kushtetuta”, Sejatllari: Rikthimi i basteve? Heshtje e frikshme, po humben miliona (VIDEO)

Tema e rihapjes së basteve sportive mbetet e nxehtë. Pavarësisht se prej muajsh kanë kaluar të gjitha ndryshimet e ligjit, sot që po flasim, ende nuk është vendosur në zbatim.

Për këtë çështje foli gazetari i Panorama Sport Kristi Sejatllari, në një intervistë për Sport News në News 24. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, Sejatllari u shpreh se kjo heshtje është e frikshme dhe në këto kushte, po humben miliona. Ai, nuk heziton të thotë se po shkelet kushtetuta, madje hapur.

 

 

Kristi, pas më shumë se një dekade, që nga nisja e operacioni “Fundi i Marrëzisë”, për të ndaluar bastët me ligj, sot që flasim, luhet më shumë apo më pak?

Sot luhet po njësoj. Sot po të dalim një xhiro bashkë, shikojmë shumë ambiente, që funksionojnë në të zezë. I dijmë shumë mirë ku janë. Ne kemi humbur miliona euro  në buxhetin e shtetit nga taksimi gjatë këtyre viteve. Ato para duhet të grumbulloheshin dhe të përdoreshin për diçka më të mirë, si sporti, apo arti. Kemi humbur shumë vende pune. Në analizat e bëra, ky aktivitet nuk ka pësuar rënie, ka mbetur po njësoj. Qeveria vendosi një vit më përpara që të rihapë bastet, ka vendosur që diçka e tillë të bëhet vetëm online, pra jo me pika fizike. Dyshoj që kjo do funksionojë. Shteti do marrë para nga taksimi i këtyre kompanive që operojnë në treg.

 Po lexoja me kujdes shkrimin tuaj në “Panorama Sport”, në çfarë pikë jemi tani me ligjin e Lojrave të Fatit dhe Basteve Online?

Jemi në një pikë ku janë shkelur afati. Me ndryshimet  që kanë kaluar para një viti, ato kanë kaluar në fletoren zyrtare prej më shumë se një viti. U dha afat 6 muaj kohë për  të miratuar aktet nënligjore për të plotësuar këtë ligj. Ne tani duhet të ishim në fazën ku kompanitë duhet të kishin filluar punën, pra duhet të kishin marrë licensën. Kjo nuk është zbatuar, kanë kaluar më shumë se 4 muaj, jemi me vonesë dhe në shkelje afati.

Ku ka ngecur si proces? Çfarë e pengon këtë ligj të vihet të zbatim?

Nuk ka vullnet nga qeveria. Janë disa akte nënligjore që duhen plotësuar. Qeveria jep dritën jeshille, komisioni i licensave nuk e ka fuqinë që t’i bëjë presion qeverisë. Jemi në shkelje të pastër të kushtetutës, sipas nenit 117,  thuhet për aktet normative dhe aktet nënligjore, që ato duhet të miratohen sipas afateve të parashikuara me ligj. Afati ka qenë gjashtë muaj, pra jemi në shkelje të kushtetutës. Një heshtje e frikshme.

Duket si lojë me pasa për të fituar minuta, në këtë rast muaj, a e frenon fushata zgjedhore vënien në praktikë të këtij ligji?

Patjetër që e frenon. Qeveria, është në prag të fushatës, ky nuk është justifikim. Më shumë është frikë se opozita mund t’ia përdorë gjatë fushatës. Themi kështu, pasi kjo qeveria ka folur me të madhe për mbylljen e basteve dhe tani ka fikë se opozita mund t’ia përdorë në fushatë.

 Të gjithë e dimë që në të zezë luhet pafund, reflektohet dhe tek numri i të arrestuarve që lexojmë çdo ditë, a po lobohet po në të zezë që ky ligj të shtyhet sa më shumë?

Patjetër që po lobohet. Këtu ka edhe një keqkuptim të madh të qytetarëve. Nëse ata lexojnë në media se bastet janë rikthyer, pa hezitim mund të shkojnë të vendosin baste. Pastaj pasojat, dihet, arrestimi. Ka kompani që u intereson kjo zbarritja pasi ndoshta nuk plotësojnë kriteret për marrjen e një license. Sipas infove që kam, po paguhet edhe në struktura policore, që ky aktivitet i tyre të mos ngacmohet. Pagesat kanë shkuar në nivele të larta.

 Flitet shumë për dhënien e licensave, shohim dhe shumë ambiente që janë bërë gati për hapjen e madhe, çfarë po ndodh me këto licensa?

Do jepen 10 licensca në Shqipëri, për një periudhë 10-vjeçare. AMLF (Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit) , duhet të japë njoftimin në faqen zyrtare, që ccdo kompani e interesuar për një licensë, duhet të përgatisin dosjen e tyre. Shumica prej tyre e kanë përgatitur, por presin dritën jeshile nga qeveria. Nuk përjashtohet që të ketë kompani të huaja.

 Çfarë përfiton sporti, futbolli, a është realisht kaq i rëndësishëm formalizimi i basteve për futbollin?

Formalizimi është i rëndësishëm në ccdo industri, jo vetëm te bastet. Nga taksimi që do u merret ccdo kompani të basteve, do të kalohet te fondi i posaccëm. Kjo do shërbejë për mirëmbajtjen e buxhetit. Për klubet sportive do të ishte si një frymëmarrje. Rikthimi i basteve do ishte i rëndësishëm, pasi këto para po shkojnë te njerëz me precedent penal.

 

 

(J.S/)


AlbaniaWeb.net