Tue, Aug 19, 2025

Roma, optimizëm për rinovimin e sulmuesit, e ardhmja e Dybala-s në “Stand By”

  • PublishedJanuary 21, 2025

Roma, optimizëm për rinovimin e sulmuesit, e ardhmja e Dybala-s në “Stand By”

Kontrata e Stephan El Shaaraëy skadon në qershor, por Roma dëshiron të fokusohet tek ai edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që shkruan Tuttomercato, palët po shkojnë drejt rinovimit deri në vitin 2026. Edhe pse mungon ende firma, ka optimizëm se shumë shpejt do vijë zyrtarizimi.

Në qendër të vëmendjes vazhdon të jetë edhe çështja që ka të bëjë me Paulo Dybala, me të ardhmen e argjentinasit që do të diskutohet në shkurt.

Te Roma ka ende shumë gjëra që presin zgjidhje. Për momentin, skuadra renditet në vendin e nëntë.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net