Zyrtare, vjen “divorci”, Teuta ndan rrugët me trajnerin Edi Martini
Edi Martini dhe Teuta kanë ndarë rrugët. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Teuta bën me dije se tekniku i ri, do të prezantohet në ditët në vijim. Teuta synon që të shpëtojë sezonin, teksa është në vendin e shtatë.
Postimi:
🤝| Klubi i futbollit Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Gjatë këtij sezoni, Martini ka dhënë kontributin e tij në drejtimin e ekipit. E falënderojmë për punën dhe përkushtimin e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Në ditët në vijim, do të zyrtarizohet trajneri i ri që do të drejtojë ekipin tonë në sfidat e ardhshme.