Mon, Jun 30, 2025

(PAMJET) Përfshihen nga flakët e zjarrit kontejnerët e mbetjeve, ndërhyn zjarrfikësja

  • PublishedJanuary 26, 2025

(PAMJET) Përfshihen nga flakët e zjarrit kontejnerët e mbetjeve, ndërhyn zjarrfikësja

Kontejnerët e mbetjeve në Labinot fushë janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të diele.

Për shkak të flakëve të mëdha, zjarri ka dal jashtë kontrollit dhe është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëses së Elbasanit për vendosjen në kontroll të tyre.

Përfshihen nga flakët e zjarrit kontejnerët e mbetjeve
Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Në vendngjarje gjithashtu ndodhet edhe policia për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrvënies.