Mon, Jun 9, 2025

“Në futboll ka shumë…adrenalinë”, Ibra për përplasjen Conceicao-Calabria

  • PublishedJanuary 27, 2025

“Në futboll ka shumë…adrenalinë”, Ibra për përplasjen Conceicao-Calabria

Përplasja Sergio Conceicao-s-Davide Calabria pas fitores së Milanit ndaj Parmës ka shkaktuar bujë të madhe. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ka dhënë mendimin e tij edhe, Ibrahimovic.

“Ajo që ndodhi mes Calabria dhe Conceicao, ishte një moment me plotë adrenalinë. Më ka ndodhur mua me mijëra herë brenda dhe jashtë fushës, kur kam qenë te Barcelona, Milan, PSG, United.

Është diçka normale. Të gjitha duan të fitojnë me çdo kusht. Kur më ndodhi mua, mbaj mend që Capello më tha: Mos u mërzit, është për të mirën e ekipit.

Edhe pse nga jashtë duket e tmerrshme ajo që ka ndodhur mes Conceicao-s dhe Calabria, por janë gjëra që ndodhin. Gjëja më e rëndësishme është se gjithçka u zgjidh më pas”, tha Ibra.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net