Fri, Aug 8, 2025

“Me pasuritë që ka Shqipëria nuk duhet të ishim në këtë nivel!” – Gjergj Buxhuku: Edhe pas 30 vitesh sërish të fundit për pagat

  • PublishedFebruary 5, 2025

“Me pasuritë që ka Shqipëria nuk duhet të ishim në këtë nivel!” – Gjergj Buxhuku: Edhe pas 30 vitesh sërish të fundit për pagat

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku tha se edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga ndryshimi i sistemit, Shqipëria sërish është e fundit në Evropë për nivelin e pagave.

Buxhuku tha se me këto pasuri që ka Shqipëria nuk duhet të kishim këtë nivel të pagave.

Sipas tij duhet të ribëjmë sistemin ekonomik, pasi ky që kemi nuk prodhon vlerë të shtuar të lartë, që përkthehet në rrogë të lartë.

BuxhukuPas 30 vitesh Shqipëria është në vendin e fundit për pagat në sistemin nominal. Sa i përket fuqisë blerëse pastaj

Ishim të fundit dhe pas 30 vitesh jemi prapë të fundit. Kjo është shqetësuese. Kjo lidhet me faktorë të tjerë negative që kanë të bëjnë me emigracionin masiv. Në tregun e punës kemi konkurrencës mes shteteve.

Kemi 33 vjet që kemi nga ndryshimi i sistemit. Kemi filluar nga një pikë me e ulët në Evrope, por 33 vjet, me pasuritë dhe mundësitë që ka Shqipëria nuk mund të ishim me pagën më të ulët sesa Bosnja apo Maqedonia e veriut. Ne duhet të ishim mjaft të pasur sot.

Ajo që është më e keqja është që unë nuk shikoj një sistem ekonomik që të ketë hedhur rrënje që të shikojmë përmirësim.

Ne duhet të ribëjmë sistemin tonë ekonomik, pasi kjo që kemi nuk prodhon vlerë të shtuar të lartë, që përkthehet në rrogë të lartë.