Wed, Jun 25, 2025

“Për Davies kishte interesim nga disa skuadra”, agjenti i mbrojtësit të Bayern flet pas rinovimit

  • PublishedFebruary 5, 2025

“Për Davies kishte interesim nga disa skuadra”, agjenti i mbrojtësit të Bayern flet pas rinovimit

Davies vendosi që të rinovonte kontratën me Bayern Munchen, duke vijuar kështu bashkëpunimin me këtë skuadër deri në vitin 2030. Nedal Huoseh, agjenti i mbrojtësit kanadez foli së fundmi rreth skuadrave që interesoheshin për futbollistin.

“Disa klube na kërkuan t’i mbajmë negociatat konfidenciale dhe unë e respektova këtë. Por në Ligën Premier ka pasur interes nga dy-tre klube, si dhe nga Spanja”.

“Megjithatë, opsionet e lojtarit ishin të kufizuara: vetëm rreth pesë klube treguan interes të vërtetë për nënshkrimin e tij”, deklaroi Nedal Huoseh.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net