“SHBA-ja po planifikon tërheqjen e të gjithë trupave nga Siria” – Raporton media amerikane, Trump: Siria është rrëmuja vetë
Departamenti i Mbrojtjes është duke zhvilluar plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria, thanë të martën dy zyrtarë të mbrojtjes amerikane për NBC News.
Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë pranë tij së fundmi shprehën interes për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, thanë zyrtarët, duke bërë që Pentagoni të fillojë hartimin e planeve për një tërheqje të plotë në 30, 60 ose 90 ditë.
Këshilltari i ri i Trump për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, kaloi të premten në selinë e Komandës Qendrore të SHBA në Tampa, Florida, duke u takuar me udhëheqës të lartë ushtarakë amerikanë dhe duke marrë informacione për Lindjen e Mesme, sipas zyrtarëve të mbrojtjes amerikane.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se reduktimi i mundshëm i forcave amerikane në Siri nuk ishte temë e konferencës apo qëllimi i vizitës së Waltz.
Të enjten e kaluar, një gazetar kishte pyetur Trump në Zyrën Ovale gjatë konferencës për media, për raportimet se ai kishte informuar Qeverinë e Izraelit për tërheqjen e trupave të SHBA-së nga Siria.
“Unë nuk e di kush e tha atë, por do të vendosim diçka për këtë gjë. Ne nuk jemi të përfshirë në Siri. Siria është rrëmuja vetë, ata kanë mjaft probleme aty, nuk kanë nevojë për ne të përfshihemi në të gjithë”, ishte përgjigjur Trumpi.