Fri, Aug 15, 2025

“Tiranën lum kush të rrojë ta shohë zonjë” – Rama në samitin “PACT OF FREE CITIES”: Një gjerdan veprash mbresëlënëse të arkitekturës bashkëkohore

  • PublishedFebruary 5, 2025

“Tiranën lum kush të rrojë ta shohë zonjë” – Rama në samitin “PACT OF FREE CITIES”: Një gjerdan veprash mbresëlënëse të arkitekturës bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin “PACT OF FREE CITIES”, ku u mblodhën kryebashkiakë dhe përfaqësues nga metropolet më të mëdha të Europës e të botës dhe kanë ndarë në diskutimet e sotme eksperiencat dhe perspektivat për zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama foli për zhvillimin pozitiv të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.

Rama tha se periudha kur ai ka patur postin e kryetarit të bashkisë ka qenë një ndër periudhat që ai nuk do ta harrojë kurrë, ndërsa theksoi se sot Tirana është kthyer në një platformë të arkitekturës bashkëkohore, që përveç se mikpritjes ofron edhe turizëm.

Rama iu referua eksperiencës së tij personale me një gazetare italiane kur ai ishte kryebashkiak.

Ai tha se aso kohe gazetarja e huaj i kishte thënë se nuk kishte se çfarë të fotografonte në qytet përpos njerëzve.

“Tiranës i shkon ajo shprehja, “lum kush të rrojë ta shohë zonjë”, – tha Rama.

Duke shtuar se gjithashtu shumë projekte interesante po zhvillohen në pjesë të tjera të vendit.

Rama:  Detyra e kryetarit të bashkisë është një detyrë posaçme dhe pa diskutim, duke qenë se kam mbuluar disa lloj detyrash të larta, kjo është e vetmja që të mbetet në lëkurë si eksperiencë. E vetmja ku kontakti dhe distanca me tjetrin është e shkurtër dhe raporti me vendin ku banon jashtëzakonisht fizik…Kënaqësi që Tirana të ketë mundësi të pres përfaqësues të qyteteve që deri dje ishin muzeume të kryeveprave të artit për piktorët e provincës.

Nuk ka qenë e imagjinueshme që ne të bëheshim vend mikpritës i samiteve, konferencave ndërkombëtare apo edhe i një samiti si ky. Për të mos mbetur vetëm në perëndim dëshiroj të shpreh shumë respekt për çfarë kanë bërë kryetarët e bashkisë në Varshavë, Varshava është një platforme për të parë se si mund të transformohet në një periudhë shumë të shkurtër. Një qytet me trashëgimi kulturore…

Me vjen mirë që në Tiranë jo vetëm ofrojmë mikpritjen tonë, por besoj se te mikpritja  i mundim holandezët  dhe të gjithë perëndimoret përveç spanjollëve dhe katalanasit që janë shumë si ne…Ça lloj turpi dhe skuqje në fytyrë e kam përjetuar kur sapo isha bërë kryetar bashkie dhe një gazetare italiane me tha më vjen shumë keq por në këtë qytet nuk kemi se çfarë të fotografojmë asgjë përveç se njerëzve.

Po dojë ta mbroje Tiranën dhe shqiptarët nga sytë p[përçmues të atyre që na shihnin nga jashtë nuk duhet t’i tregoje foto nga Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Duhet ta mbaje aparatin nga qielli deti, malet por në asnjë mënyrë nga qyteti. Sot krejt ndryshe, Tirana është kthyer në platformë të jashtëzakonshme të arkitekturës bashkëkohore.