Fri, Aug 8, 2025

E pazakontë në zgjedhjet në Kosovë/ 26 anëtarë të një familjeje shkojnë së bashku për të votuar

  • PublishedFebruary 9, 2025

E pazakontë në zgjedhjet në Kosovë/ 26 anëtarë të një familjeje shkojnë së bashku për të votuar

Sot mbahen në Kosovë zgjedhjet parlamentare. Procesi zgjedhor nisi në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.

Sipas KQZ deri në orën 15:00 15:46, kanë votuar 534,210 qytetarë ose 27.10% e zgjedhësve.

Disa qytetarë kanë shkuar në qendrat e votimit vetëm, e disa të tjerë të shoqëruar.

Një rast i pazakontë është regjistruar në një qendër votimi në Malishevë.

Në qendrën e votimit janë paraqitur të gjithë së bashku 26 anëtarët të një familjeje.

“Kam ardh me gjyshen, vëllezërit, kunatat, nusen, babain…”, tha njëri prej votuesve.

Kujtojmë se në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.

Rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin se kush do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme.

104.924 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, ndërkohë që 84.525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës.

Kandidatët kryesorë për Kryeministër të Kosovës janë Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj.