Fri, Jun 20, 2025

Kosova në zgjedhjet parlamentare, Reuters ‘jehonë’ votimeve: Politikat e Kurtit distancuan vendin nga BE dhe SHBA! Arritja e tij ishte tkurrja e papunësisë në 10%

  • PublishedFebruary 9, 2025

Kosova në zgjedhjet parlamentare, Reuters ‘jehonë’ votimeve: Politikat e Kurtit distancuan vendin nga BE dhe SHBA! Arritja e tij ishte tkurrja e papunësisë në 10%

Teksa Kosova ndodhet nën “ethet” e zgjedhjeve parlamentare, edhe Reuteurs i ka kushtuar një artikull votimeve të nënta në radhë të shtetit, që pas fundit të luftës.

Një fushatë zgjedhore luftarake u cilësua prej medias ndërkombëtare i gjithë procesi i krerëve të partive opozitare në Kosovë kundër kryeministrit aktual, Albin Kurti, duke e goditur atë për ekonominë, korrupsionin dhe marrëdhëniet me Serbinë.

Kurti, një i majtë dhe nacionalist shqiptar, erdhi në pushtet në vendin e vogël ballkanik në vitin 2021 kur një koalicion i drejtuar nga partia e tij Vetëvendosje mori më shumë se 50% të votave dhe siguroi një shumicë prej shtatë vendesh në parlamentin me 120 vende.

Reuters shkruan se sipas analistëve politikë, popullariteti i Kurtit u rrit për shkak të lëvizjeve për të zgjeruar kontrollin e qeverisë në veriun e Kosovës, ku është e përqendruar dhe një shumicë serbe. Më tej shkruhej se në kreu i Vetëvendosjes nuk arriti të ofronte një sistem arsimi dhe shëndetësie në veri të Kosovës, e se në fakt politikat e tij kanë distancuar shtetin nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, aleatë këta kryesorë.

BE vendosi kufizime ekonomike ndaj vendit në vitin 2023 për rolin e tij në nxitjen e tensioneve me serbët etnikë, duke shkurtuar të paktën 150 milionë euro (155 milionë dollarë) në financim, siç cilëson Reuters.

NË FOKUS RETORIKA NDARËSE E KURTIT

Qeveria e Kurtit ka bërë disa arritje. Papunësia është tkurrur nga 30% në rreth 10%, paga minimale është rritur dhe vitin e kaluar ekonomia u rrit më shpejt se mesatarja e Ballkanit Perëndimor.

Ai thotë se politikat e tij në veri, të cilat përfshijnë reduktimin e autonomisë së gjatë të serbëve që jetojnë në Kosovë, po ndihmojnë për të bashkuar serbët dhe shqiptarët etnikë nën një sistem qeverisjeje. Por retorika e tij shqetëson politikanët e qendrës.

“Kur ke një fqinj të keq, atëherë duhet ta mbash moralin të lartë dhe pushkën të mbushur plot,” tha ai në një fjalim të fushatës pranë kufirit serb këtë javë.

Diferencat e opinioneve kanë kontribuar në një luftë të ashpër fjalësh me opozitën. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili monitoron ankesat e partive dhe kandidatëve, ka shqiptuar më shumë se 650,000 euro gjoba për partitë këtë sezon zgjedhor, trefishi i numrit të vitit 2021, tregojnë të dhënat nga OJQ Demokracia në Veprim.

Kosova, vendi më i ri i Evropës, fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, e cila përfshinte një fushatë bombardimi të vitit 1999 kundër forcave serbe.