Nis procesi i votimit në Kosovë në të gjitha qendrat, zëdhënësi i KQZ: Shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese! Në garë janë 1279 kandidatë
Zëdhënësi i KQZ-së së Kosovës, Valmir Elezi, ka dhënë një deklaratë për shtyp lidhur me procesin e votimeve parlamentare.
Ai lajmëron se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat. Ai sqaron se përveçse këtyre qendrave të rregullta, janë caktuar edhe 38 qëndra me kusht nga një për çdo komunë.
Në garë marrin pjesë 28 subjekte, 20 prej të cilave janë parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Elezi dha mesazhin tek qytetarët e Kosovës që të përdorin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
“Në të gjitha qendrat e votimi ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar edhe 38 qendra te votimit me kusht nga një për cdo komunë. Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë votë eshtë 1 970 944 votues. Numri i subjekteve që marrin pjesë është 28, nga këto 20 janë parti politike, 5 koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Numri i kandidatëve është 1279 kandidatë. KQZ u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese”, tha Valmir Elezi zëdhënësi i KQZ.