Fri, Aug 8, 2025

VIDEO/ Romës i mjafton një gol në Venezia, goleadë e Lazios ndaj Monzës

  • PublishedFebruary 9, 2025

VIDEO/ Romës i mjafton një gol në Venezia, goleadë e Lazios ndaj Monzës

Roma fitoi 0-1 në fushën e Venezias, në ndeshjen e Serie A. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Dybala, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, në fillimin e pjesës së dytë. Me këtë rezultat, ekipi i Ranierit është në vendin e nëntë, me 34 pikë të grumbulluara.

Lazio nuk has aspak vështirësi ndaj Monzës. Të besuarit e Ranierit triumfuan 5-1, duke u renditur kështu në vendin e katërt të tabelës.

Serie A ka në program këtë të dielë ndeshjet Lecce-Bologna dhe Napoli-Udine. Të hënën zhvillohet, Inter-Fiorentina.

 

 


(J.S/)


AlbaniaWeb.net