Fri, Aug 15, 2025

“Zhgënjim i madh”, Slot pranon disfatën, Liverpool mbetet jashtë FA Cup

  • PublishedFebruary 10, 2025

“Zhgënjim i madh”, Slot pranon disfatën, Liverpool mbetet jashtë FA Cup

Liverpool është jashtë kompeticionit më të vjetër në botë FA Cup. Skuadra e Arne Slot surprizohet nga as më pak e as më shumë se sa skuadra e vendit të fundit në Championshipin anglez, Plymouth.

Një humbje suprizuese kjo për të kuqtë, që po dominojnë bindshëm në Premier League, si dhe në Champions aty ku siguruar 1/8 e finaleve në vendin e parë pas fazës së ligës.

Slot nuk kishte aktivizuar të gjithë titullarët në këtë sfidë e ndoshta nënvlerësimi ndaj një kundërshtari si Plymouth bëri që Liverpool ta paguajë shtrenjtë duke dalë përpara kohe nga FA Cup, që në raundin e 1/16 të këtij kompetiiconi.

Ndeshja u vendos nga një 11 metërsh i shndërruar në gol nga Hardie që në minutën e 53. Sulmuesi kryesor i Plymouth pati shansin më të mirë vetëm pak minuta më pas teksa goditi shtyllën pingule të portës së mbrojtur nga Kellher. Liverpool ishte e pafuqishme për të reaguar në minutat e mbetura duke u eleminuar kështu nga FA Cup.

I zhgënjyer pas kësaj sfide ishte padyshim tekniku holandez i “The Reds”, Arne Slot.

“Përgëzoj skuadrën kundërshtare. Ata kishin ndërtuar një plan të qartë dhe luftuan shumë për të marrë këtë sukses. Ky është një zhgënjim i madh për skuadrën tonë. U kujtuam të luanim vetën në 10 minutat e fundit të ndeshjes por ishte tepër vonë”.


AlbaniaWeb.net