Sun, May 11, 2025

NBA/ Debutim me fitore, Donçiç “rrëmben zemrat” e tifozëve të Lakers menjëherë

  • PublishedFebruary 11, 2025

NBA/ Debutim me fitore, Donçiç “rrëmben zemrat” e tifozëve të Lakers menjëherë

Mbrëmja e së hënës risolli vëmendjen e sportdashësve amerikanë tek NBA pas finales së madhe të Super Bowl.

Vëmendjen kryesore e mori sigurisht ekipi i Los Anxheles Lakers, kjo për faktin se në sfidën ndaj Utah Jazz erdhi më në fund edhe debutimi i shumë pritur me kalifornianët i Luka Donçiç. Debutim me fitore i yllit slloven tek Lakers, që mundi 132-113 Utah Jazz, ndeshje ku 7 lojtarë të ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë. Donçiç realizoi vetëm 14 pikë, dhuroi 4 asist e maroi 5 topa në tabelë, megjithatë menjëherë arriti të rrëmbejë zemrat e publikur vendas. Ndërkohë diferencën e bëri sërish Le Bron James, falë 24 pikëve të shënuara.

Kryesuesit e Cleveland fituan 128-107 ndaj Minnesota, në një ndeshje pa shumë histori. Edhe pse Edwards realizoi 44 pikë për miqtë nuk mjaftuan për të fituar. Mobley me 28 pikë e Mitchell me 23 pikë u dalluan për Cavaliers.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Golden State, që falë 38 pikëve të Stephen Curry mundi 125-111 Milwaukee jashtë fushe.

Pa probleme fiton edhe Denver, që mundi thellë 146-117 Portland, ndeshje ku u dallua Nikola Jokic me 40 pikë.

Në Perëndim kryeson ekipi i Oklahoma, që mundi 137-101 New Orleans, teksa u dallua si gjithmonë Alexander Shai me 31 pikë.


AlbaniaWeb.net