“Thashë shyqyr Zotit nuk…”- Berisha komenton sërish “shpërthimin” e Ramës: Grushtet i hëngri tavolina, gjestet e tij janë të njohura
Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi sërish reagimet e Ramës, i cili gjatë një transmetimi live në Instagram përplasi tavolinën, ndërsa thoshte ““F*ck you”.
Sipas Berishës, reagimet e tilla të Ramës janë të njohura, por theksoi se në këtë rast ai bëri këtë sjellë për shkak se përmendi emrin e Chris LaCivita, drejtuesin e fushatës së PD.
Berisha tha se “shyqyr që nuk ishte ndonjë grua apo ministre aty”.
“Unë e kuptoj që mendjen e keni të zhvillimet e tjera të fundit. Nuk i shmang dot ato. Unë e pashë Ramën siç e patë ju. Kur i erdhi në gojë fjala e konsulentit shkallmoi dhe iu kthye me grusht tavolinës. E vetmja gjë që thashë në ato moment ishte shyqyr zotit nuk ka ndonjë grua që të hajë grushtet e tij. Është fol kjo. Por i hëngri ato grushte tavolina, se po të ishte ndonjë ministër e ndonjë tjetër kushedi ca ndodhte. Këto gjestet e tij janë të njohura nuk janë risi”, tha Berisha.