E rëndë në Austri, një sirian sulmon me thikë në qytet! Ndërron jetë 14 vjeçari dhe lëndohen 4 persona të tjerë
Një person ka vrarë me thikë një 14-vjeçar dhe ka lënduar katër persona të tjerë në qytetin Villach të Austrisë të shtunën.
I dyshuari 23-vjeçar u kap nga policia. Bëhet fjalë për një shtetas sirian me lejeqëndrim në Austri, sipas autoriteteve.
Motivi, sipas policisë, nuk dihet, ndërsa autoritetet po hetojnë të kaluarën personale të sulmuesit.
Ngjarja menjëherë ka nxitur reagime të Partisë së Lirisë, të ekstremit të djathtë. Erwin Angerer nga kjo parti ka thënë se ata vazhdimisht kanë “paralajmëruar për situatën si rezultat i politikave të tmerrshme të azilit”.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Austrisë, gati 25 mijë të huaj kanë kërkuar azil më 2024. Grupi më i madh ishte nga Siria, i ndjekur nga Afganistani. Disa shtete evropiane, përfshirë Austrinë, në dhjetor thanë se do t’i ndalin vendimet për azilkërkuesit nga shtetasit sirianë, për shkak të rrethanave të paqarta në vendlindjen e tyre pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit.