Sun, Aug 10, 2025

Panik në furrë buke në Milano/ Një person qëllon me armë zjarri, ndërron jetë ukrainasi, mbetet një i plagosur! Autori në arrati

  • PublishedFebruary 16, 2025

Panik në furrë buke në Milano/ Një person qëllon me armë zjarri, ndërron jetë ukrainasi, mbetet një i plagosur! Autori në arrati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano mbrëmjen e djeshme në një furrë buke, ku një person ka qëlluar me armë zjarri, duke rezultuar në një viktimë dhe një të plagosur.

Krimi ka ndodhur  mbrëmjen e së shtunës (15 shkurt) në Piazzale Gambara.

Sipas mediave italiane dy shtetas nga Ukraina hynë në një furrë buke për të ngrënë diçka, por pasi kanë marrë porosinë dhe kamarieri është larguar, ndaj tyre është hapur zjarr.

Nga sulmi me armë u vra 26 vjeçari ukrainas, ndërsa bashkëkombësi i tij, 49 vjeç mbeti i plagosur.

Pas krimit autori ende i paidentifikuar është larguar, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.