Thu, Nov 20, 2025

Pas asaj çfarë pash këto 2 ditë, Netflix duhet të bëjë 2 seriale!”- Rama në Mynih: SHBA do të ishte shfaqja me 1 sherif! Ne jemi “E” pa “B

Pas asaj çfarë pash këto 2 ditë, Netflix duhet të bëjë 2 seriale!”- Rama në Mynih: SHBA do të ishte shfaqja me 1 sherif! Ne jemi “E” pa “B
  • PublishedFebruary 16, 2025

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë, ka qenë i ftuar në panelin “Zgjerimi i BE-së”, ku dhe ka folur për procesin e hapave të ndërmarra nga Shqipëria për mundësinë e anëtarësisë në BE.

I pyetur nga Majda Ruge, anëtare e lartë e politikave të KE për marrëdhëniet me jashtë nëse ambicia për anëtarësimin e Shqipërisë në vitet 2026-2027 është e realizueshme, Rama fillimisht u përgjigj me tona humori se Netflix duhet të bëjë dy seriale për këto dy ditë që ai ka qenë në Mynih.

Pyetje: 2026-2027 duket një objektiv mjaft ambicion për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Mendoni që është e realizueshme? Keni çelur dy grupe kapituj, nga 7 kapituj. Kam përshtypjen se keni ecur më shpejt se sa Serbia që ka që në 2021 pa hapur asgjë të re. Mendoni se kjo është e realizueshme?

Rama: Ajo çfarë di është se kur e nisëm këtë proces, i kisha të gjitha flokët e zeza dhe mjekrën shumë herë më të shpeshtë. Por, duke qenë një dashamirës mjaft i madh i Netflix, do thoja se pas asaj çfarë kam parë këto dy ditë, nën këtë çati, ishte e jashtëzakonshme dhe për këtë Netflixi mund të bëjë dy seriale, një për BE, një për SHBA.

Ai për BE do të ishte pacienti me 27 mjekë. Ishin 28 meqë ra fjala por njëri u çmend edhe u largua nga spitali.

SHBA do të ishte shfaqja me një sherif.

Ajo çfarë po ndodh mendoj është një gjë jashtë mase e mirë, se paku sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Evropës që nuk është BE. Ne jemi E pa B, dhe i shohim gjërat paksa ndryshe. Është një gjë shumë e mirë që ka ndodhur sepse Evropa duhet të shkundej në një mënyrë të tillë. Tashmë do të shohim se çfarë do të dalë nga kjo.

Për t’ju kthyer pyetjes suaj, BE duhet të ndajë mendjen për atë çfarë po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt nesh. Ka ndryshuar sa i takon ritmit të përafrimit me BP. Por, ajo çfarë po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë.

Mund të flasim gjithë ditën për procesin e bazuar në meritë, por besoj që ka ardhur koha që të bëjmë një ndarje shumë të qartë, e shumë të menjëhershme. Procesi i bazuar në meritë duhet të jetë i bazuar vetëm në një gjë, për të drejtën e votës në KE. Bazuar në meritë nuk mund të nënkuptojnë sjelljen e të gjitha vendeve të BE në tregun e përbashkët.