Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave kryen një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali, ja si është gjendja e Engjëll Agaçit
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të papritur në Itali.
Sipas burimeve, rreth tre javë më parë, gjatë një udhëtimi privat ai ka shfaqur disa simptoma që e kanë detyruar të kryejë kontrolle mjekësore.
Këshilli i Ministrave ka njoftuar se pas ekzaminimeve mjekët rekomanduan një ndërhyrje të menjëhershme, e cila ka pasuar me sukses, dhe se tashmë Agaçi është në fazën e rikuperimit.
Pavarësisht se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, do të nevojitet kohë për një rikuperim të plotë para se ai të kthehet në detyrë.