Fri, Nov 21, 2025

Triumfi minimal në kampionat, Enrique: Toulouse mbrohet mirë, ndaj ishte ndeshje komplekse

Triumfi minimal në kampionat, Enrique: Toulouse mbrohet mirë, ndaj ishte ndeshje komplekse
  • PublishedFebruary 16, 2025

Tekniku i PSG, Luis Enrique doli në konferencë pas triumfit 1-0 ndaj Toulouse në kampionat.

“Vështirësia për të luajtur këtu kundër Toulouse është se kjo skuadër mbrohet shumë mirë, është e ndërtuar mirë. Pikërisht për këtë jam i kënaqur me fitoren.

Midis dy ndeshjeve të Champions League është shumë e lehtë të ul presionin, por karakteristikë e skuadrës sime është që të gjitha ndeshjet t’i luajë në një nivel shumë të lartë konkurrues. Mund të kishim shënuar më shumë gola”- tha ai.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net